Insajderi
Lajme

Vdekja tragjike e 32 vjeçares në aksident – Policia jep detaje

Insajderi
15 May 2025 - 09:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja tragjike e 32 vjeçares në aksident – Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa të Shqipërisë, transmeton Insajderi.

Sipas Policisë të dy automjetet drejtoheshin nga shtetas meshkuj të Shqipërisë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një pasagjere – femër shtetase e Shqipërisë, e cila ndodhej në veturën e udhëtarëve.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark