Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Gjilan, më pas nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.
“Personi i lënduar është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, njoftoj policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.