Insajderi
Lajme

Vdekje e dyshimtë në lagjen Qafa në Prishtinë

Insajderi
22 March 2016 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në rrugën “Luan Haradinaj”, apo në lagjen që njihet si  “Qafa” në Prishtinë, një grua është rrëzuar në tokë dhe pas që i është ofruar ndihma e parë, dyshohet se ka pësuar sulm në zemër dhe ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e prishtinës, Flora Ahmeti, sipas të cilës ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe se rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

Sipas Ahmetit, Policia është duke zhvilluar hetimet./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark