Vdekje e dyshimtë në një spital privat në Prizren, djali thotë se nëna i vdiq gjatë operimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdekje e dyshimtë në një spital privat në Prizren, djali thotë se nëna i vdiq gjatë operimit

    Insajderi
    23 June 2022 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka vdekur sot në një spital privat në Prizren. Rastin e ka raportuar djali, i cili ka thënë se nëna i ka vdekur gjatë operacionit.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Ai ka thënë se rasti po hetohet si “Trajtim i pa ndergjëgjeshëm mjeksor”

    “Me datën 23.06.2022 rreth orës 17:10 min, kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private, e cila gjendet ne rrugën Gjeravica në Prizren. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrullat kanë dalë ne vend ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese, ku i njejti deklaron se nena e tij, gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me ketë rast të gjitha njësitet relavante kanë dalë ne vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dal ne vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të inicohet rast “Trajtim i pandërgjëgjeshëm mjekësor”, si dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML ne Prishtinë! Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren”, ka thënë Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark