Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se një burrë nga Prizreni është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit të këtij qyteti.
Sipas raportit, ai është dërguar nga ekipi i urgjencës.
Në raport, policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Gjithashtu është thënë se “Sipas mjekut kujdestar është vdekje natyrale. Sipas familjarëve, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën. Rasti nën hetime”