×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdekje e dyshimtë në QKUK, 68-vjeçari nga Mitrovica ndërron jetë

    Insajderi
    02 July 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një person ka vdekur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.

    Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 68-vjeçar, për vdekjen e të cilit familja e ka njoftuar Policinë.

    Sinjali mëson se i ndjeri ishte nga Komuna e Mitrovicës. Sipas mediumit, ende nuk ka informacione të tjera për vdekjen e tij, e cila sipas informacioneve të para është cilësuar si e dyshimtë.

    Të njëjtat burime thonë se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe së shpejti pritet të zbardhen rrethanat e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark