Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, policia jep detaje

    Insajderi
    30 May 2025 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq, përkatësisht në fshatin Dobrava, është gjetur pa shenja jete një grua në një nga dhomat e shtëpisë së saj.

    PK-ja ka bërë të ditur se viktima O.M e lindur në vitin 1949, ka qenë paciente që ndodhej në trajtim mjekësor.

    “Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi:

    Policia në Leposaviq reagon pas kërkesës së stafit mjekësor – konfirmohet një rast vdekje e dyshimtë

    Mitrovicë Veri , 30 Maj 2025

    Më datë 30.05.2025, rreth orës 13:48, Policia në Leposaviq është njoftuar nga stafi mjekësor, i cili kishte shkuar në fshatin Dobrava te Leposaviqit për të vizituar një paciente që ndodhej nën trajtim mjekësor.

    Sipas informatave të para, me të arritur në vendin e ngjarjes, personeli mjekësor ka hasur në derën e mbyllur të shtëpisë dhe nuk ka arritur të vendosë kontakt me personin në fjalë, për çka ka kërkuar asistencën e Policisë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Meqë dera nuk është hapur, Policia është detyruar ta hapë atë me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, në shtrat, është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës – femër,  O.M., e lindur në vitin 1949.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark