Vdekjet e infektimet e shumta nuk po i ndalin kosovarët të bëjnë dasmë, Policia intervenon në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekjet e infektimet e shumta nuk po i ndalin kosovarët të bëjnë dasmë, Policia intervenon në Pejë

    Insajderi
    04 September 2021 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot ka ndaluar një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës.

    Përmes një njoftimi për media, Policia ka bërë të ditur se pronarit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dymijë (2000) euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind (200) euro.

    Dasmorët janë larguar menjëherë nga lokali.

    “Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet n komunikatën e PK-s.

    Kujtojmë se numri i rasteve t reja dhe viktimave nga koronavirusi po vazhdon të jetë i lart.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark