Vdes 2 vjeçari në Francë, pasi hëngri një kokërr rrush - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdes 2 vjeçari në Francë, pasi hëngri një kokërr rrush

    Insajderi
    10 April 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush.

    Siç raporton The Independent, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më 15 prill, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje pasi pësoi një arrest kardio-respirator ndërsa u mbyt me rrushin në Suresnes.

    Prindërit thirrën shërbimet e urgjencës për të raportuar se fëmijë i tyre kishte gëlltitur rrushin, por kur mburriten, e gjetën djalin në arrest kardiorespirator.

    Përpjekjet për të ringjallur djalin nga shërbimet e urgjencës zgjatën më shumë se një orë, përpara se ai të vdiste rreth orës 21:30 në shtëpinë e prindërve të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark