Një person ka vdekur në fshatin Milaj të Prizrenit gjatë së shtunës.
Viktima i përket moshes 56-vjeçare. Ai dyshohet se është goditur nga rryma.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin Prizrenit.
Bytyqi tha se ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e tij”, tha Bytyqi.