Një 68 vjeçare nga Gjakova në mëngjesin e sotëm ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit të këtij qyteti, ku pas disa orëve edhe ka ndërruar jetë.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.
“Gruaja 68 vjeçare, paciente e cila ka qenë e shtrirë në repartin e Pulmologjisë, nga depresioni i sëmundjeve kronologjike e ka marrë këtë akt”, ka thënë Gjoka.