Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare aktori Willie Garson, i njohur për rolin e tij në serialin “Sex and the City”
Lajmi u dha nga djali i tij pa bërë të qarta shkaqet e vdekjes.
Në serialin e suksesshëm të HBO, ai luajti rolin e mikut të ngushtë të Carrie Bradshaw dhe kohët e fundit kishte punuar në serialin “And Just Like That”.
I lindur në New Jersey në 1964, Garson studioi teatër dhe mori një master për artet e bukura nga Shkolla e Dramës në Yale.
Ai më pas mori role të vogla në disa seri televizive të njohura në vitet 1980, përfshirë Cheers, Family Ties dhe LA Law. Ai gjithashtu u shfaq në disa programe hit të viteve 1990 si The X-Files, Boy Meets World and Friends.