Insajderi
Lajme

Vdes aktorja kosovare, u gjet pa shenja jete në banesën e saj

Insajderi
08 July 2024 - 15:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes aktorja kosovare, u gjet pa shenja jete në banesën e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë në moshën 65-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të aktores përmes rrjeteve sociale.

“Pusho në paqe artiste! Një jetë qeshëm me humorin tënd! Sot po qajmë!”, shkroi për vdekjen e aktores gazetarja, Radije Hoxha.

Për vdekjen e saj njoftoi edhe Policia e Kosovës me anë të raportit ditor.

“Prishtinë / 07.07.2024 – 17:35. Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark