Astronauti John Glenn, amerikani i parë që përshkroi orbitën e Tokës, ka ndërruar jetë në moshën 95.
Ish-astronauti dhe Senatori i ShBA-ve është i njohur mirë për eksplorimin e orbitës së tokës në vitin 1962 në bordin e një anije kozmike të hapësirës e quajtur “Friendship 7”, raporton BBC.
Glenn kishte qenë në spital në Columbus, Ohio, për më shumë se një javë dhe vdiq i rrethuar nga fëmijët dhe gruaja e 73 viteve të tij.
Ai pritet të varroset në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, Virginia.
Me t’u kthyer në Tokë Glenn shërbeu Senatin amerikan si një demokrat për 25 vjet.
Në vitin 1998, 36 vjet pas fluturimit të tij historik, ai u bë njeriu më i vjetër për të udhëtuar në hapësirë në moshën 77. /insajderi.com