Insajderi
Lajme

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Insajderi
25 December 2025 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare Mimoza Kusari-Lila, ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas një sëmundjeje të shkurtër.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi, ku ka njoftuar familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ndarjen nga jeta të babait të saj.

Në njoftim thuhet se Ademi Kusari u nda nga jeta i rrethuar nga dashuria e familjes, me dinjitet dhe respekt për jetën dhe njeriun, vlera që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij. Ajo theksoi se kujtimi dhe mësimet që ai la pas do t’i shoqërojnë gjithmonë.

Familja ka bërë të ditur se për detajet e ceremonisë mortore do të njoftohet në ditët në vijim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark