×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes burri që ishte goditur nga vetura në oborrin e shtëpisë në Prizren

    Insajderi
    10 June 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur burri i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij në Zhur të Prizrenit.

    Sipas raportit 24-orësh Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Raporti i plotë:

    “Fsh. Zhur, Prizren 05.06.2023 – 18:30. Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit  e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark