Autori fitoi Nobelin për Letërsi në vitin 1986, ndërsa vitin 2012-të e refuzoi një çmim letrar hungarez për shkak se nuk pajtohej me atë që u kishte ndodhur njerëzve të pafajshëm në Holokaust në shtetin hungarez.
Në moshën 87 vjeçare, sonte ka ndërruar jetë shkrimtari fitues i Çmimit Nobel si dhe i shpëtuari i Holokaustit, Elie Wiesel, raporton Kultplus, transmeton Insajderi.
Një prej autorëve më të njohur në vitet 90-të, autori ka ndërruar jetë në Rumani, ndërsa ka lënë pas rreth 57 punë letrare të zhanreve të ndryshme. Libri i tij “Night” tregon tmerrin që ai ka përjetuar gjatë internimit në Auschwitz, Buna dhe Bunchenwald– kampe përqendrimi gjatë Holokaustit.
Autori fitoi Nobelin për Letërsi në vitin 1986, ndërsa vitin 2012-të e refuzoi një çmim letrar hungarez për shkak se nuk pajtohej me atë që u kishte ndodhur njerëzve të pafajshëm në Holokaust në shtetin hungarez.
Ai u angazhua edhe për aktivizëm, ndërsa foli haptazi edhe për padrejtësitë dhe për mizorinë që ndodhi në Luftën e Bosnjës dhe shpartallimin e Jugosllavisë në përgjithësi, njëjtë edhe për aparteidin në Afrikë dhe për politikën argjentinase për të ‘zhdukur njerëzit’ në Luftën e Fëlliqur. Ishte publikisht kundër Netanjahut në vitin 2010-të.