×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vdes fëmiu 2 muajsh ne Prishtinë, nisin hetimet

    Insajderi
    11 March 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka ndërruar jetë një foshnje dy muajshe në rrethana ende të pa njohura.

    Policia ka treguar se pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes derisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

    Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti po hetohet.

    “Rr. Muhamet Haxhaj, Prishtinë 10.03.2023 – 09:00. Viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    12 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark