Vdes fituesja e “Nobelit” për matematikë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdes fituesja e “Nobelit” për matematikë

    Insajderi
    15 July 2017 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur Maryam Mirzakhani, iranianja e cila në vitin 2014 u bë gruaja e parë qe fitoi medaljen Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë.

    Sipas medieve iraniane, Mirzakhani ka vdekur pas betejës së saj me kancer.

    Mirzakhan, një matematikane që ka punuar si profesoreshë në Universitetin Stanford, ka vdekur në një spital në ShBA, ka konfirmuar një familjar i saj, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Mehr.

    Mirzakhani ka lindur në Teheran më 1977. Ajo ka kryer punimet e doktoratës në vitin 2004 në Harvard. Mirzakhani ka qenë eksperte për gjeometri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark