Insajderi
Insporti

Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

Insajderi
11 July 2026 - 16:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raportohet se ylli i Afrikës së Jugut, Jayden Adams, ka vdekur vetëm pak javë pasi luajti në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori i Mamelodi Sundowns ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Adams ishte titullar në dy ndeshjet e para të Afrikës së Jugut në Kupën e Botës.

Futbollisti, i cili regjistroi nëntë paraqitje me kombëtaren e Afrikës së Jugut, kishte ripublikuar në rrjetet sociale një fotografi me të dashurën e tij më pak se 24 orë para se të bëhej publik lajmi tragjik.

Partnerja e tij, Aqueelah, kishte postuar të premten një fotografi ku të dy shfaqeshin së bashku.

Vdekja e papritur e Adams ka tronditur botën e futbollit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark