Vdes gruaja e aksidentuar nga sigurimi i Milan Radoiçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes gruaja e aksidentuar nga sigurimi i Milan Radoiçiqit

    Insajderi
    08 April 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja që kishte marrë lëndime të rëndë në një aksident komunikacioni më 21 mars në rrugën nga Brus – Kopaonik, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Beogradit pas 17 ditësh trajtim intensiv.

    Aksidenti ishte shkaktuar nga një veturë që i përkiste kolonës së sigurimit të kriminelit, Milan Radoiçiq.

    Sipas raportimeve të portalit beogradas ‘Radar’, në aksidentin e rëndë ishte përfshirë një çift i moshuar – prindërit e njërit prej zyrtarëve të lartë të policisë së Beogradit – të cilët udhëtonin me një veturë “Lada”. Në veturën e tyre u përplas një limuzinë “Skoda”, që ishte duke bërë një parakalim të rrezikshëm, pjesë e kolonës së automjeteve që e shoqëronin Radoiçiqin.

    Parakalimi fatal filloi nga një veturë “Jeep” me targa të huaja, që më pas u ndoq nga “Skoda”, në të cilën ndodheshin dy anëtarë të sigurimit të Radoiçiqit.

    Pas përplasjes së rëndë, dy pasagjerët nga “Skoda” nuk pësuan lëndime, ndërsa çifti i moshuar u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Fillimisht, mjekët vlerësuan se burri ishte në rrezik për jetën, ndërkohë që gjendja e gruas u përkeqësua më vonë, duke çuar në vdekjen e saj më 8 prill.

    Edhe pse bëhet fjalë për një aksident të rëndë me pasoja fatale, sipas portalit “Radar” deri më sot asnjë institucion shtetëror, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë në Serbi, nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark