
Një grua ka vdekur pasi ka rënë në pus në Mitrovicën e Jugut.
Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:45.
Raporti i plotë:
“Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 14:45. Është raportuar se një femër kosovare ka vdekur pasi ka rënë në një pus. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”.