Insajderi
Lajme

Vdes i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës

Insajderi
15 February 2024 - 09:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka vdekur Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Beqir Krasniqit nga fshati Pastasel, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës. Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë në fshatin Pastasel, bacën Beqir, vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri”, shkroi Latifi.

“Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar. U përulemi me nderim të veçantë veprës dhe kontributit jetësor të Beqir Krasniqit! Ngushëllime familjes Krasniqi! Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark