Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të Komunës së Pejës ka njoftuar për vdekjen e Arjan Salihut, inspektorit të kësaj komune.
Në njoftimin e kësaj drejtorie thuhet se Salihu do të kujtohet për profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim në kryerjen e detyrës, shkruan Insajderi.
“Me pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të inspektorit Arjan Salihu. Humbja e tij është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për kolegët dhe komunitetin që ai ka shërbyer me përkushtim dhe dinjitet”, thuhet në njoftim.
“Inspektor Salihu do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij në kryerjen e detyrës. Ai ishte një shembull i shkëlqyer i një zyrtari të ndershëm dhe një qytetari të përkushtuar për mirëqenien e të tjerëve”.
Drejtoria e komunës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndejrti. /Insajderi.org/