×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi

    Insajderi
    17 June 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet Thaçi.

    Lajmin e ka bërë të ditur Fadil Shurdhaj, i cili tha se Thaçi ishte luftëtar i palodhur i UÇK’së.

    “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e papritur të veteranit, invalidit të UÇK-së dhe njëherësh nënkryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ahmet Thaçi. Ahmet Thaçi ishte një luftëtar i palodhur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i plagosur gjatë luftës. Kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt të veçantë.  Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, shokët, dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të. Ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi dhe gjithë miqve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark