×
  • Sport
  • Sport

    Vdes ish-hendbollisti kosovar

    Insajderi
    26 February 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja kosovare e hendbollit të hënën mori një lajm të rëndë. Në moshë të re ka ndërruar jetë ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj. I ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet.

    Dreshaj ishte i lindur në vitin 1989, ndërsa ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Vëllaznimit të Gjakovës. Ka luajtur me sukses për periudhë të gjatë edhe për ekipin senior, ndërsa është shquar për urtësinë dhe respektin ndaj të tjerëve. Në vitet e fundit i ndjeri Dreshaj ka jetuar jashtë vendit.

    Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe të familjes kosovare të hendbollit, familjes së respektuar Dreshaj, klubit të hendbollit Vëllaznimi dhe gjithë komunitetit të hendbollit në Gjakovë ngushëllimet më të thella ia shpreh presidenti Eugen Saraçini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark