Vdes ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran dhe ish i burgosuri politik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran dhe ish i burgosuri politik

    Insajderi
    20 March 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998, Qaush Selca.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale familjarët e ish të burgosurit politik.

    “Ka ndërruar jetë Qaush (Shaban) Selca. Varrimi i të ndjerit bëhet të premten (21.03.2025), në varrezat e fshatit Baran. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në orën 14:00. Të pikëlluar, familja Selca!”, thuhet në njoftimet nëpër rrjetet sociale.

    Selca ka qenë komandant i Shtabit lokal të UÇK’së në Baran përgjatë 1998-ës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark