Insajderi
Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Lipjani, u gjet i plagosur

Insajderi
06 August 2026 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Lipjani, u gjet i plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fatmir Olluri, 52-vjeçar nga Dobraja e Madhe e Lipjanit humbi jetën tragjikisht pasi u gjet i plagosur me armë zjarri.

Ai ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit, pasi ishte gjetur i plagosur. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar për trajtim në QKUK, raporton Sinjali.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Fatmir Olluri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45, në Intensiven Qendrore të QKUK-së.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në luftën për liri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark