×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U godit rëndë nga vetura, vdes këmbësori në Obiliq

    Insajderi
    25 October 2022 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë për Insajderin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ku vetura ka përplasur këmbësorin.

    “Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, tha Borovci për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark