Insajderi
Botë

Vdes krimineli serb Zdravko Tolimir në Hagë

Insajderi
09 February 2016 - 23:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i dënuar për krime lufte ka vdekur në burgun e Hagës, duke shënuar të katërtin pas Sllobodan Millosheviçit.

Bëhet fjalë për serbo-boshnjakun, Zdravko Tolimir, i cili ka ndërruar jetë në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Sheveningen të Holandës, njofton The Guardian, raporton Insajderi.

Ky është personi i katërt me kombësi serbe që vdes në burgun e Hagës, i pari ishte Milosheviçi.

Zdravko Tolimir, ish-zëvendës komandant dhe shefi i Zyrës së Inteligjencës dhe Sigurisë të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republika Srpska, në mënyrë të veçantë, u dënua nga Tribunali i Hagës për gjenocid në Srebrenicë dhe Zhepë në vitin 1995.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark