×
  • Lajme
  • Botë
  • Kulturë
  • Lajme / Botë

    Vdes në moshën 82 vjeçare gazetari nga i cili u frymëzua “Killing Fields”

    Insajderi
    09 July 2016 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga i cili u frymëzua realizimi filmik “Killing Fields”, Sydney Schanber, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

    Gazetari amerikan Sydney Schanberg, raportimi i të cilit inspiroi Hollywoodin që ta fitonte Oscarin për filmin “Killing Fields” ka vdekur në moshën 82 vjeçare në Nee York, raporton Times.

    Schanberg punoi për revistën ‘Times’ dhe fitoi çmimin Pulitzer për raportimin e tij ndaj rënies së Kamboxhias në duart e Kmerëve të Kuq në vitin 1975.

    Në vitin 1975, Schanberg dhe shoku i tij Dith Pran, refuzuan këshillat nga udhëheqësit e gazetës Times për t’u evakuuar dhe qëndruan në Kamboxhia, ndryshe nga diplomatët Perëndimorë dhe gazetarë, të cilët e lanë vendin.

    Filmi “Fushat Vrasëse” fitoi tetë çmime BAFTA dhe tre çmime të Akademisë. Sam Waterston luajti rolin e Schanberg bashkë me Haing S Ngor, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë duke portretizuar Dith Pranin.

    Kmerët e Kuq, ishin partia udhëheqëse në Kamboxhia nga viti 1975 deri më 1979. Kjo udhëheqësi është përgjegjëse për masakrën më të madhe të ndodhur gjatë shekullit 20.

    Gjenocidi i mori jetën më shumë se 1 milionë njerëzve por disa thonë se numri mund të jetë deri më 2.5 milionë të vrarë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark