×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes nëna e ish-komandantit të UÇK-së

    Insajderi
    25 June 2023 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se sot ka vdekur, Naile Mala, nëna e heroit Besim Mala – Komandant Murrizi.

    Lladrovci ka shkruar se “në takimin e parë pas shumë vitesh, kur Besimi ishte në uniformën e UÇK-së, ajo e përkrahi dhe ia dha bekimin birit të saj për luftën çlirimtare. Nëna Naile do të jetë krenare kur Besimi me bijtë e bijat e Kosovës i dolën zot vendit dhe qëndroi e fortë kur e humbi birin e saj hero, pas çlirimit të vendit”.

    Postimi i Lladrovcit:

    Me dhimbje mora lajmin se pushoi së rrahuri zemra e madhe e Nënës Naile, nëna e Komandant Besim Malës – Murrizi. Nëna Naile, si nënë qëndrestare përjetoi shumë dhimbje e mall për birin e saj Besimin, të cilin nuk e kishte parë për më shumë se dhjetë vjet.

    Në takimin e parë pas shumë vitesh, kur Besimi ishte në uniformën e UÇK-së, ajo e përkrahi dhe ia dha bekimin birit të saj për luftën çlirimtare. Nëna Naile do të jetë krenare kur Besimi me bijtë e bijat e Kosovës i dolën zot vendit dhe qëndroi e fortë kur e humbi birin e saj hero, pas çlirimit të vendit.

    Sot, të gjithë ne, bashkëluftëtarët, dashamirët dhe miqtë e familjes Mala kemi dhimbje për Nënën Naile dhe do ta kujtojmë gjithmonë me nderim. I përjetshëm është kujtimi për Nënën Naile Mala!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark