×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes nëna e komandantëve të UÇK-së

    Insajderi
    18 February 2024 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kumrie Buja, nëna e komandantëve të UÇK-së, Ramë dhe Shukri Buja, ka vdekur.

    Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Shukri Buja, njëherësh edhe ish-deputet, shkruan Gazeta Insajderi.

    ” Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot më: 18. 02. 2024 vdiq nëna ime e dashur Kumrie Buja. Nënë e dhjetë fëmijëve, shtatë djemëve dhe tri vajzave. Nënë e shtatë djemëve veteranë të UÇK-së (Ramë, Agush, Avdyl, Shukri, Avni, Ruzhdi dhe Lutfi Buja)”, thuhet në postimin e Bujës në ‘Facebook’.

    Buja njofton se varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më ora 13:00. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark