Vdes nga koronavirusi kameramani dhe fotografi Shaip Dubova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga koronavirusi kameramani dhe fotografi Shaip Dubova

    Insajderi
    07 September 2021 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.

    “Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”, ka shkruar Haziri.

    Haziri ka thënë se fakti se Shaip Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen.

    “Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lutfi Hazirit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark