Insajderi
Lajme

Vdes një 31-vjeçar në Gollak, dyshohet se u godit nga lisi

Insajderi
24 August 2025 - 20:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes një 31-vjeçar në Gollak, dyshohet se u godit nga lisi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 31-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një trung druri në rajonin e Gollakut pasditen e së dielës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, bëri të ditur Pllana.

Policia ka njoftuar se njësitet hetimore dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark