Insajderi
Lajme

Vdes një 71-vjeçare në Ferizaj, dyshohet se ra në një bunar

Insajderi
30 June 2026 - 17:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes një 71-vjeçare në Ferizaj, dyshohet se ra në një bunar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një bunar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli i cili tha se rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar informatën se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një bunar.

Në operacion është angazhuar edhe një njësi e Brigadës së Zjarrfikësve, e cila ka nxjerrë trupin e pajetë nga pusi.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.” Ka thënë Veseli.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark