Vdes një fëmijë 1-vjeçar, ShSKUK tregon gjendjen e rëndë në të cilën ishte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një fëmijë 1-vjeçar, ShSKUK tregon gjendjen e rëndë në të cilën ishte

    Insajderi
    21 December 2024 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK.

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin se si erdhi deri te vdekja e fëmijës, i cili ishte sjell nga Spitali i Gjakovës në gjendje të rëndë.

    Sipas ShSKUK-së, menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmijës, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.

    Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmija, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).

    “Nga mjekët kujdestar fëmijës menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë,  pa humbur kohë me procedura administrative në pranim. Fëmija vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore”, thuhet tutje në sqarimin e ShSKUK-së.

    “Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmijës vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmija vdes. Fëmijës i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka  arritur të mbijetonte”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark