×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdes një i burgosur në burgun e Dubravës

    Insajderi
    25 November 2022 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:30, në stacionarin shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet E.D, viti i lindjes 1974.

    Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në stacionarin e burgut të Dubravës, mjeku kujdestar ka bërë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova..

    I njëjti ishte i dënuar për veprat penale:  Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.

    SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar.

    Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark