Vdes një nga luftëtarët e hershëm të UÇK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një nga luftëtarët e hershëm të UÇK’së

    Insajderi
    28 April 2025 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala.

    Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Fatmir Shurdhaj me anë të një shkrimi në Facebook, shkruan Insajderi.

    Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit”, shkroi ndër të tjera Shurdhaj.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim mortor.

    Familjar, miq e bashkëluftëtar,

    Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër ndërroj jetë Daja e bashkëluftëtari im

    Naser Bislim Shala- Ftyra.-

    Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit.

    Naseri si epror i shtabit Brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qendronte me shkoët luftarë nëpër vijat e para të ftontit.

    Njihej me nofkën e luftës FTYRA ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në qdo rrethanë luftarake të kohës.

    E kam pasur fatin të jemi bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, Fryra qëndronte heroikisht bashk me shokët.

    E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyren per atdheun me perkushtim sipas edukimit të Nanës Qamile e Dajes Bislim që na i vranë forcat serbe më 1998. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark