Insajderi
Lajme

Vdes një pacientn në parkun e spitalit në Prizren – Policia nis hetimet

Insajderi
25 July 2025 - 10:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes një pacientn në parkun e spitalit në Prizren – Policia nis hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në orët e mëngjesit në Spitalin e Prizrenit, ku një pacient ka ndërruar jetë pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit.

Sipas policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në spital dhe në momentin kur ndodhej jashtë, në ambientet e parkut, ka pësuar përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore.

Ai është dërguar menjëherë në repartin e emergjencës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“HETIM I VDEKJES– Prizren / 24.07.2025-08:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark