Një person ka ndërruar jetë sot në Mitrovicë pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij që gjendet në lagjën “Tjegullore”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Loshi”, rreth orës 15:23.
“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën “Ismail Loshi në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të lll-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar”, tha ai.