Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një aksidentit që ka ndodhur në fshatin Polluzhë të Drenasit, ka vdekur një person.
Në aksident ka qenë të përfshirë një kamion i cili e ka goditur veturën e tipit Mercedes, ku kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë, të cilit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në repartin mjekësor nën përkujdesje policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Intitutin e Mjeksisë Ligjire për obduksion. /Insajderi.com