×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes një person në qendrën e paraburgimit në Prishtinë

    Insajderi
    26 February 2024 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    V.M. ka vdekur mëngjesin e së hënës në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, duke thënë se i burgosuri ishte në trajtim.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M.  Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit”, thuhet në njoftim.

    “I burgosuri ishte duke u trajtuar  sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”.

    Trupi i viktimës është dërguar për autopsi për ta verifikuar shkakun e vdekjes, sipas SHKK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark