Insajderi
Lajme

Vdes një person në veri, dyshohet se përdori sasi të tepërt të alkoolit

Insajderi
30 October 2024 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes një person në veri, dyshohet se përdori sasi të tepërt të alkoolit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në veri të Mitrovicës ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka vdekur si pasojë e përdorimit të tepër të alkoolit, shkruan Insajderi.

“Mitrovicë Veri 26.10.2024 – 10:00. Më 29.10.2024 është raportuar se, me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark