×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes një person pasi u vetaksidentua në Istog

    Insajderi
    08 May 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Istog.

    Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi ka thënë se vetaksidenti ngjau në fshatin Bajicë, ndërsa nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes është parë se vetura ka dalë nga rruga.

    “Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bajicë. Policia ka arritur në vendngjarje, ku viktima është dërgu për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen. Policët kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptu që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga. Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion”, tha Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark