Pasditen e së enjtes, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Shtime – Lipjan, ka mbetur i vdekur një person 27 vjeçar, i cili ka qenë zyrtar policor.
Në aksident sipas policisë kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një traktor, në të cilin kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë. Ndërsa vdekjen e E.S, e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.
Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa për ngasësin e traktorit pas intervistimit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.
Policia njofton se që nga një janari i vitit 2016 në rajonin Prishtinës kanë ndodhur 32 aksidente me pasoja fatale ku kanë humbur jetën 37 persona, prej tyre 18 ngasës automjetesh, 13 pasagjerë dhe 6 këmbësorë. /Insajderi.com