Insajderi
Insajderi

Vdes një ushtar i KFOR-it

Insajderi
15 March 2022 - 13:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KFOR-i ka njoftuar se ka ndërruar jetë një pjesëtarë i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO.

Përmes njoftimit për media, ata kanë bërë të ditur se vdekja e ushtarit nuk ka lidhje me luften.

Komunikata e plotë:

Me zemër të rëndë njoftojmë se dje në Prishtinë ka vdekur një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO. Vdekja nuk ishte e lidhur me luftën. Aktualisht po bëhet njoftimi i të afërmve.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë kontingjentin rumun të dislokuar në Kosovë. NATO vajton humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët e tij, marinarët dhe avionët vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatit të OKB-së.”- Deklaratë nga Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark