×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes patrijarku i Serbisë, miku i ngushtë i Millosheviqit

    Insajderi
    20 November 2020 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej vdiq sot në moshën 90 vjeçare.

    Patriarku Irinej ishte kreu i 45-të i Kishës Ortodokse Serbe.

    U emërua patriark më 23 janar 2010.

    Ai lindi më 28 gusht 1930 si Miroslav Gavriloviq. Kur u bë murg, mori një emër të ri – Irinej.

    Ashtu si shumica e priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe, ai ushqeu simpati të fortë për kriminelët e luftës dhe nacionalistët serbë.

    Kur Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 me një vendim të shkallës së parë, ai tha se këto ishin “vepra djallëzore” të kryera nga fuqitë botërore.

    “Ne e dinim që Ratko Mlladiq do të dënohej dhe se gjithçka do të ishte kështu, dhe për fat të keq, nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. E gjithë kjo po ndodh sepse fuqitë e mëdha botërore po bëjnë vepra djallëzore dhe ne po vuajmë pasojat”, ka pretenduar kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

    Ai shtoi në atë kohë se “është padrejtësi që vetëm gjeneralët serbë gjykohen në Hagë, ndërsa të gjithë të tjerët lirohen”.

    Irinej ishte një kundërshtar i rreptë i çdo dialogu me Kosovën, dhe posaçërisht që Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës.

    “Ne nuk duhet t’i nënshtrohemi presioneve që do të çonin në njohjen de facto të Kosovës, as nuk duhet të heqim dorë nga pjesa jonë e territorit për hir të Evropës”,ka deklaruar ai me një rast.

    Ai gjithashtu këmbëngulte që Mali i Zi të tërheqë njohjen e Kosovës.

    Patriarku serb ishte shumë i afërt me kriminelin serb Sllobodan Millosheviqin.

    Në ato kohë, mediat shpesh spekulonin se ai ishte bashkëpunëtori më besnik i Millosheviqit në Kishën Ortodokse Serbe dhe se ai dëshironte ta shihte atë si patriark./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark