Shkrimtarja legjendare ishte 96 vjeçe. Shkaku i vdekjes së saj nuk u bë i ditur menjëherë.
Shkrimtarja kubane Delia Fiallo u nda nga jeta herët të martën, tha për CNN një burim i afërt me shkrimtaren.
Ndër veprat e saj origjinale dhe më vonë të adaptuara nga ajo ose nga të tjerët janë “Cristal”, “Esmeralda”, “La Zulianita” dhe “María del Mar”.
Delia Fiallo shkroi më shumë se 40 vepra në radio dhe televizion, romanet e saj u adaptuan në të dy kontinentet, nga SHBA tek Argjentina, duke kaluar nëpër vende të tilla si Meksika dhe Kolumbia.