Insajderi
Botë

Vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani 29 vjeçari shqiptar

Insajderi
25 March 2026 - 12:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani 29 vjeçari shqiptar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar nga Lugina e Preshevës.

Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Esslingen, shkruan albinfo.ch.

Sipas konfirmimeve nga autoritetet e sigurisë dhe shërbimet shëndetësore gjermane, 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

I riu shqiptar la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Vlen të theksohet se rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark